Gjendet i vdekur në një hotel tregtari 53-vjeçar

22/12/2014 00:00

Një 53-vjeçar është gjetur i pajetë në një dhomë hoteli në zonën e
Laprakës, në Tiranë. Burime nga policia bëjnë me dije se viktima është
shtetasi me inicialet R.E, pronar i një kompanie tregtimi mallrash të
ndryshme.

Ngjarja ka ndodhur tri ditë më parë dhe në bazë të ekspertizës paraprake mjeko-ligjore dyshohet se shkak i vdekjes së tregtarit të ketë qenë përdorimi i viagrës, por raporti përfundimtar pritet të përcaktojë shkakun përfundimtar të vdekjes. Sipas dëshmive të personalet te hotelit, 53 vjeçari ka shkuar në hotel 3 net më parë i shoqëruar nga një grua, e cila ka dalë nga dhoma po atë natë. Ndërkohë që shtetasi R.E është gjetur i pajetë mëngjesin tjetër.

Policia ka nisur hetimet, ndërkohë që është marrë në pyetje edhe gruaja që shoqëronte viktimën për t’u pyetur lidhur me rrethanat e ngjarjes.

Top Channel