Obama e mposhti Putinin

22/12/2014 00:00

Kritikët e patën qesëndisur Barak Obamen me pretendimet se Vladimir
Putini e kishte lene ne hije. Por ekonomia ruse po zhytet ne recesion
dhe presidenti amerikan e ka mese solid pozicionin e tij ne skenen
boterore, thote CNN

Ne nje interviste te dhene te djelen per rrjetin televiziv amerikan, Shefi i Shtepise se Bardhe nuk e la pa permendur taktiken e tij te sanksioneve ndaj Moskes si proven e nje strategjie te suksesshme, e me te tilla argumente hodhi poshte sugjerimet se Putin është një “mjeshtër shahu”, i cili ia hodhi Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre perëndimorë në betejën territoriale në Ukrainë.

“Ka nje sere zhvillimesh qe tregojne sesa mjeshter i madh shahu eshte ai, dhe sa ka arritur ta sjelle verdalle Perendimin dhe zotin Obama. ne kete moment, ai po perballet me kolapsin e monedhes se vet, me nje krize madhore financiare dhe nje kontraktim te jashtezakonshem ekonomik. Ky nuk tingellon aspak si njeriu qe ka me ka vene ne loje mua apo Shtetet e Bashkuara te Amerikes”, tha Obama.
 
Problemet financiare të Rusisë jane thelluar ndjeshem pas sanksioneve tregtare te vendosura nga ëashingtoni dhe Bashkimi Evropian si ndeshkim per ankesimin e gadishullit te Krimese e me vone per rolin e luajtur nga Rusia ne rebelimin e pergjakshem disa mujor ne rajonet lindore te Ukraines. Shefi i Kremlinit megjithate ka vazhduar të mbajë një qëndrim sfidues, pavarësisht recesionit te pritshem, te  shkaktuar nga rënia e çmimeve të karburantit dhe zhvleresimi i rubles me 40%.

Top Channel