Vrasja e policëve në SHBA, atentatori histori problematike me dhunën

22/12/2014 00:00

Përpara se të qëllonte për vdekje dy policët në makinën e tyre të
patrullimit, Ismaaiyl Brinsley iu është drejtuar kalimtarëve në rrugë
duke thirrur: ‘shikoni se ç`do të bej!’

28-vjeçari, sipas raporteve ne media, kishte pasur ne te shkuaren probleme me dhunen e nje histori paqendrueshmeri mendore. Presidenti amerikan Barack Obama e dënoi ashper vrasjen e dy efektiveve ne mes te dites. Dhjetera policë të New York-ut i nderuan Wenjian Liun dhe Rafael Ramosin ndërkohë që trupat e tyre po nxirreshin nga spitali.

“Qyteti ynë po mban zi, zemrat tona janë rënduara, kemi humbur dy njerëz të mirë, të cilët ia kushtuan jetën mbrojtjes së të gjithë neve. Oficeri Ramos dhe oficeri Liu, vdiqën në krye të detyrës, duke mbrojtur qytetin që ata e donin”, tha kryebashkiaku i Bill de Blasio.

Vrasja ndodhi ne Brooklyn. Perpara se te qellonte policet, Brinsley kishte plagosur ne bark edhe ish te dashuren e tij. I riu afro-amerikan kishte postuar gjithashtu mesazhe kundër forcave te rendit në mediat sociale. Policia e New York-ut ishte njoftuar për kërcënimet nga homologet e shtetit te Marylandit, ku i dyshuari ishtë akuzuar për plagosjen e vajzes. Zyrtaret lokale do te verifikojne nese 28-vjeçari ka bere dhe ne te kaluaren postime te ngjashme paralajmeruese. nga kontrollet e deritanishme rezulton se Brinsley ishte arrestuar plot 19 here dhe kishte pasur episode sjelljeje aq te dhunshme sa edhe vete e ema e kishte frike.

Në postimet e online, ai shprehte deshperim e zemerim me veten e me jeten qe bente. Pavaresisht tensioneve qe kane shkaktuar incidentet e fundit, lideret komunitare bejne thirrje per paqe e vetefrenim, ndersa De Blasio urdheroi qe per nder te policeve te vrare, flamujt ne mbare qytetin te ulen ne gjysmështize.

Top Channel