Vlorë, në burg organizatorët e azilantëve

22/12/2014 00:00

Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë dha masën e sigurisë për pesë
personat e akuzuar për kalim të paligjshëm të kufirit të një numri të
konsiderueshëm personash për perfitim financiar.

Trupi gjykues prane Gjykates se Shkalles se Parë në Vlorë, i kryesuar nga gjyqtarja Herila Cela ka dhene masen e ‘arrest ne burg’ per dy nga pese te akuzuarit, qe para tre ditesh u arrestuan nga policia e Vlores per vepren penale dhenie ndihme per kalim te paligjshem te kufirit dhe falsifikim dokumentash.

Te arrestuarit jane Shezai Aliaj dhe Kastriot Hoxha kane marre masen e arrestit ne burg pa afat. Dy punonjese te agjencise u lane me detyrim paraqitje. Agim Muçaj, pronari i agjencise se akuzuar per nxitjen e personave per te kerkuar azil, eshte lene me arrest shtepie. Ai ndodhet ne gjendje te renduar shendetesore ne spital.

Prokuroria kishte kerkuar burg pa afat per te gjithe te ndaluarit. Me gjithe nderhyrjet e policise dhe deklarimet se Gjermania nuk pranon azilante dhe se ata qe kane shkuar do kthehen ne Vlore vijon. Kete e tregon fluksi i madh i personave qe kerkojne te pajisen me pashaporte biometrike me procedure te pershpejtuar. Vetem diten e enjte ne dy ore jane shitur 100 kupone fenomen, qe sipas punonjesve te Zyres se Postes nuk ka ndodhur asnjehere.

Policia ende eshte duke hetuar edhe per te tjere persona qe kane ngritur skemen mashtruese me personat qe shiten çdo gje per te emigruar ne menyre masive ne Gjermani.

Top Channel