Bale: Moisiu, roli më ekstrem i karrierës

22/12/2014 00:00

Christian Bale ka ndjerë shumë presion në interpretimin e Moisiut në filmin ‘Exodus: Gods and Kings’. Aktori i famshëm tha për ‘Sunday Mirror’ se ky personazh është “më ekstremi” që ka marrë ndonjëherë përsipër.

“Është roli më ekstrem që kam interpretuar. Për këtë arsye më është dashur të ndryshoj krejtësisht sjelljen time në sheshxhirim”, tha Bale.

Filmi me regji të Ridley Scott tregon historinë e Moisiut, i cili sfidoi Faraonin Ramses duke udhëhequr 600 mijë skllevër në një udhëtim për t’u arratisur nga Egjipti. Christian Bale tha se Moisiu ishte më i vështirë se roli i vrasësit serial Patrick Bateman në filmin e vitit 2000 ‘American Psycho’.

“Te filmi ‘American Psycho’ unë qëndrova gjatë gjithë kohës në karakter, ndërsa me Moisiun nuk e bëja dot pasi ishte shumë ekstrem. Le të themi që e fikja dhe e ndizja”, shpjegoi protagonisti i trilogjisë Batman.

Top Channel