Gjimnazistët festojnë me jetimët e “Zyber Hallullit”

22/12/2014 00:00

Në prag të festave të fundvitit, nxënësit e gjimnazit “Qemal Stafa” në Tiranë, në bashkëpunim me prindërit, kanë shpërndarëe dhurata me veshje e lodra për fëmijët jetimë të shtëpisë “Zyber Hallulli”.

Të rinjtë kanë organizuar dhe një koncert me këngë e poezi i cili u ndoq dhe nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.

Në fjalën e saj, ministrja Nikolla tha se nisma e gjimnazistëve të Tiranës po zbatohet dhe në shkollat e mesme në rrethe për t’i ofruar kategorive në nevojë ngrohtësinë dhe dashurinë e munguar të familjes.

Përveç ndihmave të shpërndara nga nxënësit, në bashkëpunim me bizneset, fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli” do të luajnë në ambiente të reja sportive. Ministrja Nikolla, e cila ka prerë dhe shiritin e përurimit, ka falenderuar një prej investuesve të kësaj dhurate, firmën “Kastrati”.

Aktivitete bamirësie janë organizuar dhe në qendra të tjera komunitare si dhe në QSUT, ku Digitalb-i dhuroi shfaqje dhe shpërndau dhurata për fëmijët që do të kalojnë natën e ndërrimit të viteve në spital.

Top Channel