Presidenti shpall listën e 37 kandidatëve për anëtarë në Gjykatën e Lartë

22/12/2014 00:00

Institucioni i Presidencës ka shpallur listën e kandidatëve për vendet vakant për anëtarë në Gjykatën e Lartë.

Janë 37 emra të publikuar në listën e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, 15 kandidatë janë nga radhët e gjyqësorit dhe 22 kandidatë vijnë nga radhët e juristëve.

Pak muaj më parë, mazhoranca rrëzoi dy dekretet e kreut të shtetit, Sokol Ngresin dhe Elona Toron për në Gjykatën e Lartë me pretendimin se Presidenti nuk ishte këshilluar me Kuvendin.

Në një njoftim të presidencës, thuhet: “Presidenti i Republikës, në zbatim të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, pas realizimit të procesit të njoftimit publik për vijimin e procedurave ligjore për emërimin e dy anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë, si dhe pas përfundimit të afatit për shqyrtimin e dokumentacionit të çdo konkurruesi për anëtar të Gjykatës së Lartë, shpall kandidatët, të cilët plotësojnë kushtet ligjore të përcaktuara në ligjin e lartpërmendur”.

Kandidatë që vijnë nga radhët e Gjyqësorit

1. Anila Kristani

2. Artur Kalaja

3. Artur Gaxha

4. Astrit Kalaja

5. Arta Llazari

6. Dhurata Haveri

7. Dhurata Bilo

8. Entela Prifti

9. Flutura Skënderi

10. Fuat Vjerdha

11. Irena Gjoka

12. Luan Hasneziri

13. Luan Dervishi

14. Markelian Koça

15. Rexhep Bekteshi

Kandidatë që vijnë nga radhët e juristëve

1. Adnor Shameti

2. Arqilea Koça

3. Artan Hoxha

4. Avni Shehu

5. Çlirim Gjata

6. Ermir Dobjani

7. Ervin Pupe

8. Etleva Sherifi

9. Fatmira Luli

10. Gjet Kola

11. Ilir Panda

12. Luan Daci

13. Maksim Qoku

14. Mariana Semini

15. Mimoza Margjeka

16. Petraq Çuri

17. Pranvera Strakosha

18. Petrit Kaja

19. Sinan Tafaj

20. Sokol Sadushi

21. Skënder Demiraj

22. Skënder Kaçupi

Top Channel