Mjedise sportive në Shtëpinë e Fëmijës

22/12/2014 00:00

Fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli” i kanë festuar krejt ndryshe festat e
fundvitit. Një kënd lojrash, por edhe një ambient sportiv i është
shtuar shtëpise tyre të madhe.

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla tha se ky ambient argetues dhe sportiv do të ndihmojë në kalimin e orëve sa më atraktive dhe zhvilluese për fëmijët.

“Janë standarde të shkëlqyera, që këta fëmijë në kohën e tyre të lirë, të kenë mundësi të merren me një aktivitet fizik, të kenë mundësi që në këtë kënd të bukur të jenë së bashku dhe të aftësohen fizikisht duke u marrë me aktivitete fizike”, tha Nikolla.

Nxenesit e shkolles se mesme “Qemal Stafa” kane pergatitur dhurata per secilin nga keta femije, ne kuadër të nismës “Te festojme se bashku”.

Top Channel