Kontrolli i konteinerëve në port, rritet bllokimi i drogës e kontrabandës

22/12/2014 00:00

Përfaqësuesja e Kombeve të Bashkuara në Tiranë thotë se njësia e
përbashkët e doganave dhe policisë së shtetit ka rritur kontrollin e
kontenierëve me mallra që përshkojnë arterien tregtare kyce në vend,
portin e Durrësit.

‘Që prej nisjes së punës janë konfiskuar 22.7 kg heroinë, më shumë se 5.6 ton mariuanë dhe mallra të falsifikuara në vlerën e 50 mijë eurove”, u shpreh Zineb Touimi-Benjelloun.

Por për drejtorin e Policisë së Shtetit, Artan Didi nevojitet një ndarje e qartë e detyrimeve dhe përgjegjësive, me qëllim përmirësimin e këtyre rezultateve.

“Është i nevojshëm bashkëpunimi në nivele më të larta me autoritetet e doganës dhe marrja e përgjegjësive të përbashkëta për drejtimin operacional të njësisë së kontrollit të kontenierëve sepse kontrollet e realizuara nuk kanë sjellë rezultatet e pritshme”, tha Didi.

‘Kemi punë të vështirë sepse nga njëra anë duhet të bëjmë kufijtë të pakalueshëm për krimin e organizuar nga ana tjetër të lehtësojmë biznesin e ndershëm por nuk është e pamundur”, u shpreh drejtoresha e Doganës, Elisa Spiropali.

Kontrollet e ushtruara gjatë vitit gjatë vitit 2014 janë trefishuar ku nga 37 mijë janë kontrolluar 260 nga 86 që ishte kapaciteti i tyre në vitin 2013.   

Top Channel