Shpërblimet e Vitit të Ri, ISSH: Grafik për marrjen e parave përmes Postës Shqiptare 

22/12/2014 00:00

Duke nisur nga dita e hënë, pensionistët bashkë me pensionin mujor do të mund të tërheqin edhe shpërblimin e Vitit të Ri.

Per te mos krijuar probleme ne shperndarjen e pensioneve, si dhe per te realizuar me sukses shperndarjen e shperblimeve, Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka nënshkruar marrëveshje me Postën Shqiptare për të zbatuar një grafik.

“Nga ora 08:00 e mëngjesit, deri në orën 14:00, do të jepet nga kjo e hënë deri më datën 30 dhjetor pensioni, sipas ditëve që është përcaktuar për shpërndarjen e pensionit, së bashku me shpërblimin. Pas orës 14:00 deri në orën 20:00 do të tërhiqet pjesa e shpërblimit për festat e fundvitit, sipas grafikut të cilin e kemi hartuar dhe i është dhënë për zbatim Postës Shqiptare”, tha Vjollca Braho, drejtoreshe e ISSH-së.

Per ata te cilet kane marre pensionin mujor ne daten 1 dhe 2 dhjetor do te mund te terheqin shperblimin e Vitit te Ri ne daten 22 dhjetor, por pas ores 14 deri ne oren 20 dhe keshtu vijon duke shperblyer me pare ata te cileve u ka kaluar data e pensionit.

“Posta Shqiptare është angazhuar maksimalisht dhe mobilizuar në më shumë se 500 zyrat e saj në gjithë Shqipërinë, në qytete dhe në fshatra, për të bërë të mundur këtë operacion, i cili kërkon një kohë rekord rreth një javë apo 8 ditë. Nga ana tjetër të gjithë ata pensionistë që nuk kanë mundësi që të marrin shpërblimin përkatës brenda këtij viti do të kenë mundësi ta bëjnë në ditët e para të vitit të arshshëm”, tha Majlind Lazimi, drejtor i Postës Shqiptare.

Ne daten 30 dhjetor do te mund te terheqin shperblimin ata qe nuk kane mundur ta terheqin me pare. Nga vendimi i Qeverise perfitojne gjithsej 598 203 persona me nje efekt financiar prej 1 339 milionë leke.

Top Channel