Fillon puna për reformën në drejtësi. Komisioni nis pa opoziten. Meta bën thirrje për pjesëmarrje

22/12/2014 00:00

Komisioni Parlamentar për Reformën në Drejtësi startoi në Kuvend, me fjalen e kreut të këtij institucioni, Ilir Meta.

“Në këtë frymë të dialogut dhe gjithëpërfshirjes, do të doja inkurajoja sot edhe partitë e opozitës, që duke zënë vendet e tyre në rradhët e këtij Komisionit të përcjellin ekspertizën e tyre më të mirë dhe që së bashku me kontributin e forcave politike të shumicës parlamentare, të garantohet një reformë që do të adresojë problematikën e bartur gjatë gjithë këtyre viteve, duke gjetur zgjidhje eficente dhe që do t’i rezistojnë kohës”, tha Meta.

“Besoj se ky Komision, së bashku me kolegët opozitarë, të cilët shpresojmw të jenë shumë shpejt pjesë e Kuvendit po edhe pjesë e këtij Komisioni, ka përgjegjësinë për të përmbushur më së mirë këtë detyrë”, tha kryetari i Komisionit, Fatmir Xhafaj.

Kreu i Komisionit, perveç opozites, ftoi ekspertet me te mire te ketij sektori te behen pjese e diskutimit te reformes ne sistemin e shumediskutuar te drejtesise.

Faza e pare eshte analiza e gjendjes se sistemit ne drejtesi.Faza e dyte, eshte ngritja e grupit te eksperteve qe do ta asistojne ate, ku kryetari Xhafa i beri thirrje grupeve parlamentare te bejne propozimet per emrat. Komisioni do t’i drejtohet per ofrimin e kontributit misioneve nderkombetare. Komisioni i Venecias renditet ne krye te tyre. Ngritja e sekretariatit teknik eshte faza e katert, e cila do te beje finalizimin e propozimeve, duke i shnderruar ne drafte konkrete.Perveç nevojes per nderhyrje emergjente ne sistemin e drejtesise, opozita ne kushtet e bojkotit parlamentar, nuk eshte pjese e ketij komisioni, ndersa me heret ka artikuluar kushte te tjera per pjesemarrjen e saj, nder me kryesoret ate per drejtimin dhe certifikimin e kesaj reforme nga Komisioni i Venecias.

Top Channel