Kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Maja Gojkoviç u ka premtuar homologëve rusë se vendi i saj nuk do të vendosë kurrë sanksione ndaj Rusisë.

Duke folur në Moskë, Gojkoviç ka siguruar ligjvënësit rusë se qëndrimi i Serbisë nuk do të ndryshojë.

Ajo ka sqaruar se, vendimi strategjik i Serbisë për t’iu bashkuar BE-së nuk është dhe nuk do të jetë pengesë për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve vëllazërore me Rusinë.

“Serbia kurrë nuk do të ndërmarrë sanksione ndaj Rusisë, sepse sanksionet kurrë nuk kanë sjellë asgjë të mirë dhe nuk ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve”, ka shtuar Gojkoviç.

Serbia synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por nuk ka ndjekur rrymën e Perëndimit në ndëshkimin ekonomik të Rusisë për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.

Top Channel