Marrja e borxheve pa vendim Parlamenti, Komisioni i Ekonomisë miraton draftin e Qeverisë

22/12/2014 00:00

Komisioni i Ekonomise miratoi nje ligj të shumëdebatuar, që i jep te
drejtë ministrit te Financave dhe Qeverisë të marrë borxh në tregjet
ndërkombetare, pa qene e detyruar të kërkojë miratimin e kushteve në
Parlament.

“Në rastet kur për financimin e një projekti, investim publik merret kredi nga banka private, përzgjedhja e kreditorit bëhet nëpërmjet procedurave të përzgjedhjes të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave. Ministri i Financave negocion dhe vendos për kushtet thelbësore të kontratave të huasë në emër të Republikës së Shqipërisë, ose të Këshillit të Ministrave”, tha Braçe.

Qe ne fillim drafti shkaktoi debate nese ishte ne perputhje me Kushtetuten. Ne nenin 121, ligji themeltar i vendit sanksionon se marreveshjet ndërkombëtare që kane te bëjnë me marrjen persiper te detyrimeve financiare behen me ligj te posaçëm ne parlament. Perballe ketij ngerci Komisioni i Ekonomise kerkoi opionionin e atij te Ligjeve.

“Komisioni i Ligjeve e miratoi projektligjin për huamarrjen me këto argumente, sipas nenit 121/3 i Kushtetutës parashikon që ka edhe marrëveshje që nuk ratifikohen nga Kuvendit. Ligji i buxhetit parashikon këtë kufizim për huamarrje shtetërore, Kuvendi ushtron rolin mbikëqyrës për respektimin e këtyre kufijve, si edhe ratifikon marrëveshjet e huamarrjes mbi këto kufij”, tha deputetja socialiste, Blerina Gjylameti.

Drafti i jep liri Qeverise te negocioje kredi tregtare nga jashte, por brenda kufirit te huamarrjes qe Kuvendi vendos ne buxhet çdo fillim viti. Komisioni miratoi nje nen qe tenton te rrise edhe me shume kontrollin e Parlamentit mbi kete tregues.

“Ministri i Financave nuk mund të lidhë kontratat huamarrjes shtetërore, apo të emetojë instrumente të borxhit të jashtëm, mbi limitin e huamarrjes të vendosur nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë. Dhe pastaj vijmë tek fjalia tjetër, në rastet e tejkalimit të kufizimit të buxhetit, miratimi i tyre bëhet vetëm nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë”, tha Braçe.
 
Veç ligjit per borxhin, Komisioni miratoi edhe ate per prokurimet publike, i cili mundeson zhvillimin e tenderave edhe me vetem nje ofertues dhe parashikon masa ndeshkuese per institucionet publike qe lidhin kontrata mbi fondet limit.
 

Top Channel