Rita Ora pjesë e jurisë së “The Voice”

22/12/2014 00:00

Rita Ora i bashkohet Tom Jones, Ricky Wilson dhe  Will.i.am si pjesë e jurisë së edicionit të katërt të “The Voice” në Britaninë e Madhe.

Asgjë nuk dihej për jurinë e spektaklit muzikor, deri në daljen e spotit publicitar, ku është pjesë edhe Rita. Këngëtarja me origjinë shqiptare nga Kosova është e ulur mes Will.i.am, Tom Jones dhe Ricky Wilson në një bar, kur papritur një zë këndon pas tyre. E para që kthehet për të parë është Rita e më pas tre këngëtarët e tjerë, që shohin se ai që këndon, është një zog.

Rita Ora zëvendëson në këtë pozicion të jurisë, këngëtaren australiane, Kylie Minogue.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel