Mat, digjet shtepia, mbeten në qiell të hapur dy të moshuar

22/12/2014 00:00

Një çift të moshuarish shpëtuan mrekullisht nga flakët që përfshinë
banesën e tyre, por mbetën në qiell të hapur, pasi shtëpia u shkatërrua
tërësisht.

Dy të moshuarit kane rrezikuar te digjen brenda ne banese, pasi gjate renies se zjarrit kane qene ne gjume. Burime nga policia lokale bejne me dije se ngjarja e rende ndodhi ne Komunen Lis te Matit. Sipas policise, zjarri ne banesen e te moshuarve, Hamdi e Zyra Zhgjuni, 85 dhe 83 vjeç, mesohet te kete rene pak pas mesnates, ne oret e para te mengjesit te së hënës rreth ores 02:30 minuta, kur ata jane gjendur ne gjume.  

Çifti i te moshuarve jetonte ne vetmi pasi femijet e tyre, si shume te tjere, jetonin ne emigracion jashtë vendit. Fatmiresisht kane qene fqinjet e tyre ata qe kane pikasur renien e zjarrit ne banesen e tyre, te cilet u kane ardhur menjehere ne ndihme, duke i shpetuar ata nga flaket e zjarrit.  

Nderkohe fqinjet kane lajmeruar policine dhe zjarrfikesen ne qytetin e Burrelit, si dhe kane nisur punen per shuarjen e flakeve te zjarrit. 

Megjithese punonjesit zjarrfikes te ndihmuar edhe nga banore te zones, jane munduar te shuajne sa me shpejt flaket, vetem pak orendi shtepiake te gjendura ne katin e pare te baneses kane arritur te nxjerrin jashtë saj, pasi ata ne katin e dyte jane shkrumbuar plotesisht.

Sipas te zotit te shtepise, Hamdi Zhgjuni, bashke me mobilerite jane djegur edhe nje shume e konsiderueshme parash qe u kishin sjelle femijet ne emigracion nga kursimet e tyre. Policia lokale e ardhur menjehere ne vendngjarje, ka nisur punen per zbardhjen e saj, ku paraprakisht ben te ditur se zjarri mund te kete ardhur si pasoje e nje shkendije elektrike ne çatine e baneses, e cila ka qene prej druri e me pas zjarri te jete zhvendosur kudo ne banese, duke i lene keshtu çiftin e te moshuarve ne qiell te hapur.

Top Channel