Charlize gjen gjithmonë kohë për Jackson

22/12/2014 00:00

Gjatë këtij viti bëri publike romancën me Sean Penn, njeriun që e njihte prej më shumë se 18 vitesh, por sërish ajo gjen kohën për t’u kujdesur për mashkullin prioritar në jetën e saj; djalin Jackson.

Charlize Theron u fotografua rrugëve të Los Anxheles me Jackson për dore duke bërë blerjet e fundit për Krishtlindje.

Aktorja 39-vjeçare dukej në formë të mirë dhe e përkushtuar ndaj Jackson, djalin që adoptoi në vitin 2012.

Në fillim të vitit, Theron dhe Sean Penn ‘zyrtarizuan’ lidhjen e tyre pas shndërrimit në diçka tjetër të miqësisë 18-vjeçare.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel