Negociatat me PD, Rama informon grupin e PS

22/12/2014 00:00

Gjatë një mbledhje të grupit parlamentar të PS në orët e mbëmjes së të hënës, kryemimnistri Edi Rama informoi deputëtët për çfarë ai dhe aleati i LSI, Ilir Meta kanë komunikuar me dy eurodeputetët, të kthyer në negociatorë mes palëve për kthimin e opozitës në Parlament.

Në përfundim të mbledhjes Rama, i pyetur nga Top-Channel nëse maxhoranca ishte e gatshme të firmoste një marrveshje me PD me qëllim kthimin e saj në Parlament nuk dha asnjë përgjigje.

Dhe ajo çfarë dy bashkëdrejtuesit e maxhorancës kanë vendosur sipas një burimi të Top-Channel është përjashtimi kategorikisht e çdo ideje për hedhjen e ndonjë firme të përbashkët mbi ndonjë letër marrëveshjeje, ndërkohe që pranohet prej tyre pa asnjë problem ideja se opozita mund të vijë në Parlament me një projekt/rezolutë të përbashket.

Mesa duket projekt/rezoluta ka qenë i vetmi angazhim që Rama dhe Meta kanë marrë përballë Fleckenstein dhe Kukan.

Top Channel