Pakistan, i pashmangshëm ekzekutimi i të dënuarve me vdekje

23/12/2014 00:00

Më shumë se 50 persona të dënuar me vdekje për akte terroriste në Pakistan pritet të ekzekutohen pasi presidenti Mamnoon Hussain ka refuzuar kërkesat e tyre për falje, kanë thënë zyrtarët vendas.

Gjashtë persona janë ekzekutuar që nga shfuqizimi i moratoriumit që ndalonte dënimet me vdekje, pas tragjedisë së ndodhur në shkollën e Peshauarit. Ndërsa qindra të tjera mund të ekzekutohen muajt e ardhshëm, thonë raportet.

Sipas masave të ndërmarra nga presidentit ekzekutimet mund të zhvillohet në të gjithë vendin në çdo kohë.

Rreth 140 persona, shumica e të cilëve fëmijë, humbën jetën në sulmin barbar të talebanëve ndaj shkollës së administruar nga ushtria në Peshauar. Si reagim, ushtria kreu një seri operacionesh ndaj njësive të talebanëve në zonat në kufi me Afganistanin gjatë së premtes, duke vrarë 59 militantë.

Grupet e të Drejtave të Njeriut thonë se Pakistani ka numrin më të madh në botë të të burgosurve të dënuar me vdekje, me më shumë se 8000 njerëz në pritje të ekzekutimit. “Amnesty International” të hënën tha se ekziston mundësia që javën e ardhshme të ekzekutohen rreth 500 persona. Aktivistët e të Drejtave në Pakistan thonë se shumë nga personat e dënuar nuk kanë lidhje me grupet terroriste.

Ndërsa më herët, zëdhënësi i Agjencisë së OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Rupert Colville më herët i kishte bërë thirrje qeverisë së Pakistanit që të mos rifillonte ekzekutimet.

Top Channel