Tunizi, 88-vjeçari fiton zgjedhjet presidenciale

23/12/2014 00:00

Tunizia ka zhvilluar zgjedhjet e para të lira që prej shpalljes së pavarësisë nga Franca në Vitin 1956.

Në moshën 88-vjeçar, Beji Caid Essebsi është shpallur fitues, pasi mori 55.68 përqind të votave në balotazhin e zhvilluar gjatë ditës së diel, duke mundur kundërshtarin e tij, i cili mori 44.32 përqind.

Beji Caid Essebsi i ka bërë thirrje të ‘punojnë së bashku’ për stabilitetin në vend, por fitoren e tij kritikët e kanë cilësuar si një kthim pas në kohë. Ata theksojnë se 88-vjeçari ka qenë pjesë e kabinetit të ish-presidentin Zine el-Abedine Ben Ali, i cili u rrëzuar në 2011 pas revolucionit të cilësuar si “Pranvera Arabe”, ku pati kryengritje në të gjithë rajonin.

Fitorja e Essebsi është pritur me protesta në disa qytete. Në qytetin jugor të Hamma, protestuesit dogjën goma, ndërsa forcat e policisë u kundërpërgjigjën, duke përdorur gazlotsjellës për të shpërndarë turmat.

Kjo është hera e parë që në Tunizi mbahen zgjedhje të lira që prej vitit 1956, kur Tunizia fitoi pavarësinë nga Franca.

Top Channel