PD kthehet në Kuvend. Pas Taulant Ballës konfirmim edhe nga Pollo

23/12/2014 00:00

Fundi i bojkotit të Partisë Demokratike është shumë pranë. Pas konfirmimit nga Taulant Balla, që firmosi në emër të mazhorancës draftrezolutën e propozuar nga të dërguarit e Parlamentit Evropian, konfirmimi ka ardhur edhe nga deputeti i PD, Genc Pollo.

Pollo i ka shkruar eurodeputetëve Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein se i falenderon ata për përpjekjet e tyre për një mirëkuptim politik mes palëve dhe normalizimin e jetës parlamentare.

“Ne konfirmojmë marrëveshjen tonë mbi Deklaratën e Principeve, siç ju e keni nënvizuar. Ne biem plotësisht dakord që kjo duhet të çojë në një rezolutë parlamentare. Ne jemi gati të punojmë së bashku në këtë drejtim”, thotë email-i i zotit Pollo.

Ky qëndrim tregon se tashmë nuk ka më asnjë pengesë për kthimin e opozitës në Kuvend, duke i dhënë fund bojkotit gati 6-mujor.

Top Channel