Durrës, tentuan të kalonin drogë, arrestohet kroati dhe dy shqiptarë

23/12/2014 00:00

Policia e Durrësit arrestoi tre persona,dy shqiptarë dhe një kroat, pasi
tentuan të kalojnë lëndë narkotike përmes portit të qytetit bregdetar.

Burimet zyrtare thonë se në pranga ranë 39-vjeçari Arjan Plaku, Aurel Laçku, 23 vjeç, Mirusllav Sarak, 36 vjeç, me shtetësi e kombësi kroate.

Tre personat në fjalë ishin duke udhëtuar drejt shtetit fqinj me traget. Në momentin që po kalonin mjetin tip Benz Mercedes, gjatë kontrollit nga ana e forcave të policisë, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 31.8 kg, lëndë e dyshuar si canabis sativa.

Ndaj tyre rëndon akuza e “Prodhim dhe shitje të narkotikëve e kryer në bashkëpunim”. Dosja në ngarkim të të arrestuarve, i ka kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Tiranë për hetime të mëtejshme.

Top Channel