PD përshëndet deklaratën e Kukan dhe Fleckenstein

23/12/2014 00:00

Partia Demokratike përshëndet deklaratën e negociatorëve të Parlamentit
Europian dhe dy grupeve parlamentare PPE dhe PSE dhe falenderon
eurodeputetet Kukan dhe Fleckenstein për angazhimin e tyre për zgjidhjen
e krizës parlamentare.

Nëpërmjet një deklarate për mediat, Partia Demokratike konfirmon mbështetjen e plotë për Deklaratën e Parimeve dhe është e gatshme të fillojë menjëherë punën së bashku për rezolutën e përbashkët parlamentare.

Partia Demokratike përshëndet dhe mirëpret angazhimin e mëtejshëm të Parlamentit Europian dhe institucioneve të tjera të BE për mbështetjen në vazhdim, të procesit të normalizimit të jetës parlamentare.

Top Channel