Sindikata e Arsimit: Shpërblimi i fundvitit, e drejtë ligjore

23/12/2014 00:00

30 mijë mësues të sistemit parauniversitar edhe këtë fundvit nuk do të mund ta marrin shpërblimin prej 10 mijë lekësh.

Sindikalistet thane se  kjo e drejte  e fituar para 15 vitesh nuk mund te shkelet nga Qeveria, pasi eshte nje e drejte ligjore.

Sindikalistet kane sqaruar se me nje vendim te Këshillit të Ministrave te vitit 2006 Qeveria shkriu pagen e 13-te, duke bere nje rritje prej 8.3 % te pages mujore te çdo mesuesi.

Ne kete vendim u tha se ne fund te çdo viti, mesuesve t’u jepej nje shperblim prej 10 mije lekesh. Por ky eshte viti i dyte qe mesuesit e sistemit parauniversitar rrezikojne ta marrin kete shperblim si pasoje e veshtirsive finaciare qe ka buxheti i shtetit.

Top Channel