Rama: Penalitete për nëpunësit e administratës që i shkaktojnë dëm shtetit

23/12/2014 00:00

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi ndërhyrje të tjera ligjore për
administratën publike për të futur në të, dy koncepte të reja:
penalitetin për çdo punonjës që i shkakton shtetit dëm financiar dhe
përgjegjësinë personale të çdo të punësuari në shtet për shërbimin që
duhet t’i ofrojë qytetarëve.

Për të parën, kreu i Qeverise komentoi gjatë se si shteti është parë gjithmonë si një nocion abstrakt, që askush nuk ka mbajtur përgjegjësi për veprimet që ka kryer nën kostumin e punonjësit apo strukturës së administratës.

“Ne po punojmë që të fusim në ligj përgjegjësinë individuale apo përgjegjësinë e një strukture për dëmin që i shkaktohet një qytetari apo që i shkaktohet një sipërmarrësi apo për dëmin që i shkaktohet taksapaguesve kur ky qytetar dhe ky sipërmarrës shkon në gjyq, fiton gjyqin dhe pastaj të gjithë së bashku shqiptarët duhet t’i paguajnë atij dëmin që i ka shkaktuar një individ apo një strukturë brenda administratës”, tha Rama.

Ndersa per sherbimin qe duhet te ofroje administrata per qytetarin apo sipermarresin, kreu i Qeverise nuk e fshehu situaten e nivelit të shërbimeve, kur foli per sorrollatjen neper zyra me fjalite percjellese.

“Fjalitë standarde të përcjelljes janë një fenomen i turpshëm. Shumë shpejt do t’i drejtohemi parlamentit përsëri për të futur nocionin e marrjes së përgjegjësisë individuale apo të një strukture nominalisht dhe për këtë përgjegjësi nëpunësit publikë do të penalizohen me penalitete të niveleve të ndryshme. Secili duhet të jetë i vetëdijshëm që nuk është aty për të marrë rrogën e vet, por për t’i shërbyer të tjerëve dhe për të qenë garanti i të drejtave kushtetuese të çdo individi. Administrata jonë kurrë nuk e ka garantuar këtë dinjitet”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ishte ne takim me fituesit e konkurseve per vendet e punes ne administraten publike. ‘Ka pasur nje mosbesim te madh per kete proces’, tha Rama, por ai garantoi se ‘menyra sesi jane hartuar procedurat e konkurrimit eshte pothuaj e pamundur per te ndikuar ne proces’.

Sfida eshte, – tha kryeministri,- fuqizimi i administrates ne nivelin e vendeve europiane qe pavaresisht rotacionit te pushteteve, puna e saj te vijoje e pandikuar’. 

Procesi qe po ndertojme tha ai, i jep pavaresine punonjesit te administrates, por qe te mos kthehen ne te paprekshem qe abuzojne me kete status, punonjesit do t’i nenshtrohen testimeve te vazhdueshme ne kohe, deklaroi ai, duke shtuar se gjithkush qe eshte brenda sistemit, por i larguar nga detyra qe ka mbajtur ka te gjitha mundesite te konkurroje per vendin qe beson se i ploteson te gjitha kriteret. Aktualisht per administraten publike do te hapet konkursi per 145 vende te tjera dhe kane aplikuar 7 mije kandidate.

Top Channel