Delvinë, vdes i djegur në banesë 81-vjeçari i paralizuar

23/12/2014 00:00

Një i moshuar është djegur brenda banesës së tij, e cila është përfshirë nga flakët në mëngjesin e të martës.

Ngjarja ka ndodhur në Delvinë në shtëpinë private të Piro Dines. 81-vjeçari ishte prej kohësh i paralizuar dhe sipas policisë nuk ka pasur mundësi të largohej nga shtëpia në momentin ë rënies së zjarrit.

Në shtëpi ka mundur të dalë vetëm bashkëshortja, e cila nuk e ka ndihmuar dot të shoqin. Policia dyshon se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Forcat e policisë së Delvinës janë ndihmuar nga zjarrfikësit e ardhur nga Saranda për të shkuar flakët e zjarrit.

Top Channel