Dënohet me tre vite burg gjykatësi. ‘Fiks Fare’ zbuloi korrupsionin

23/12/2014 00:00

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka dënuar me tre vite burg
gjyqtarin e Pukës, Shtjefen Lleshi nën akuzën e korrupsionit pasiv.

Rasti ne fjale u be publik ne emisionin investigativ ‘Fiks Fare’. Ashtu siç paraqitej dhe gjate investigimit, Prokuroria e Tiranes, e cila ka hetuar ngjarjen ka arritur ne perfundimin se gjyqtari Shtjefen Leshi ka konsumuar element te vepres penale te korrupsionit pasiv.

Sipas prokurorise gjyqtari Shtjefen Lleshi ne bashkepunim me prokurorin e Pukes, Pellumb Prençi, i cili eshte ne hetim ne arrest shtepie per kete ngjarje ne bashkepunim dhe me zyrtare te tjere te gjykates Puke kane marre shuma te konsiderueshme parash nje personi ne hetim me qellim zbutjen e mases se sigurise per djemte e tij te ndaluar pas nje proteste.

Trupi gjykues pasi ka shqyrtuar provat e prokurorise ka  shpallur fajtor ish-kryetarin e gjykates Pukës, Shtjefen Lleshi duke e denuar me tre vite heqje lirie.

Top Channel