Antilopa që kërkon të miqësohet me leopardin

23/12/2014 00:00

Dihet që antilopët janë ushqimi i preferuar i leopardëve, por ka raste që mund të bëhen edhe miq shumë të ngushtë dhe një video e publikuar së fundmi e vërteton këtë.

Një antilopë e vogël shihet duke u munduar të lidhë miqësi me një leopard. Edhe pse leopardi duket sikur nuk e mirëpret këtë iniciativë, antilopa e vogël nuk trembet dhe nuk dekurajohet, por vazhdon të përkëdhelë grabitqarin e rrezikshëm në buzë dhe hundë.

Videoja është xhiruar në Parkun Kombëtar Kruger të Afrikës së Jugut nga Estiaan Houy.

“Nuk kisha parë kurrë diçka të tillë dhe nuk pres që të përsëritet kjo eksperiencë. Mbase leopardi nuk e hëngri për shkak se ishte i vogël dhe nuk ka ende eksperiencë në vrasje. Ky është i vetmi shpjegim që mund të jap”, tha Houy, i cili shtoi se me shumë mundësi leopardi e ka ngrënë më vonë antilopën e vogël.

“Në fakt, nuk po luante antilopa me leopardin, por leopardi me antilopën. Është si macja me miun. Një lojë para vaktit të paevitueshëm. Edhe pse tingëllon bukur që grabitqari të bëhet mik me prenë, nuk ekzistojnë leopardët vegjetarianë”, shtoi ai.

Kliko këtu për videon.

Top Channel