Tradita e kapërcimit të demit në Kolumbi

23/12/2014 00:00

Po ju prezantojmë me një nga sportet ekstreme më të rrezikshme në botë: kapërcimin e demit (me apo pa shkop). Fotot e mëposhtme tregojnë se si dy burra marrin pjesë në traditën e lashtë që konsiston në kapërcimin e një demi të tërbuar në Kali të Kolumbisë.

Lojtarët quhen “recortadores” dhe ata mund të zgjedhin një shkop për t’i kaluar sipër demit (njësoj si në kërcimin me shkop në atletikë) ose mund t’i besojnë aftësive të tyre akrobatike.

Pasi mbaron performanca, ndryshe nga luftimi me dema në Spanjë, demi nuk vritet.

Një traditë e tillë, që mendohet se daton nga shekulli i 13, vazhdon të ruhet edhe në disa pjesë të Francës dhe Spanjës.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel