PD: Administrata, çerdhe militantësh

23/12/2014 00:00

Partia Demokratike thotë se administrata është kthyer në strehë për të
inkriminuarit që shpërblehen për devotshmërinë e tyre ndaj dyshes
Rama-Meta.

Përmes deputetit, Ardian Turku, PD vlerëson se postet kyçe janë zaptuar nga kjo kategori të cilët kanë mandate dhe imunitet politik që ua siguron kryeministri.

“Nuk bëhet fjalë për administratë profesioniste sepse ata janë zëvëndësuar me kohë me militantë.Nuk bëhet fjalë as për mbrojtje ligjore për nëpunesit e administratës sepse ligji nëpërkëmbet dhe rrëzohet sipas dëshirës së dyshes Rama-Meta.Arroganca e drejtuesve në administatë të kësaj maxhorance nuk njeh më asnjë kufi ligjor. Paraqesim një shkresë për largim nga puna. Pa iu dridhur qerpiku, një drejtues largon punonjësen e vetë, vetëm për arsye politike. “Urdhëroj largimin e menjehershëm të znj Vjollca Molla politikisht nga Drejtoria e Shëndetit Publik”, thotë shkresa zyrtare e firmosur nga Drejtori i drejtorisë rajonale të Matit. Daljet propagandistike nuk i shërbejnë më kësaj qeverie as për makiazh, sepse ligjin e kanë zëvëndësuar me letra bakalli e ndërsa kodin e Etikës me arrogancë institucionale”, tha Turku.

Top Channel