Cagliari shkarkon trajnerin Zdenek Zeman

23/12/2014 00:00

Cagliari ka vendosur të shkarkojë trajnerin Zdenek Zeman pas rezultateve të dobëta të tij në krye të skuadrës nga Sardenja.

Sipas mediave sportive italiane, zëvendësuesi i tij do të jetë Gianfranco Zola ose Walter Zenga.

Zeman e lë skuadrën në vend të parafundit me vetëm 12 pikë të grumbulluara pas 16 javësh të luajtura.

Sllovaku është trajneri i katërt i shkarkuar në Serinë A për këtë sezon pas Walter Mazzarri (Inter), Eugenio Corini (Chievo) dhe Pierpaolo Bisoli (Cesena).

Top Channel