Koreja e Veriut: SHBA, një ujk pa dhëmbë

23/12/2014 00:00

Filmi “The Interview” ka futur në një spirale akuzash dhe kundërakuzash Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Veriut, që mohoi autorësinë në sulmin kibernetik kundër Sony, pavarësisht se e quajti ati “të drejtë”.

Filmi komedi ka në qendër përpjekjen e dy agjentëve për të vrarë udhëheqësin e vendit komunist, Kim Jong un. Por pas kërcënimeve të Penianit se do të sulmojë të gjitha kinematë që do të transmetojnë atë, Sony u tërhoq nga shfaqja e filmit.

Pas sulmit ndaj Sony, presidenti Obama njoftoi për një ‘përgjigjje reciproke’ dhe pak orë pas kësaj Koreja e Veriut qendroi për nëntë orë pa internet falë një sulmi kibernetik.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë pohuar, por as mohuar nëse qendrojnë pas këtij sulmi, por për Korenë Uashingtoni është fajtori.

Mediat shtetërore u hapën ditën e martë me artikuj propagande kundër Shteteve të Bashkuara, duke e cilësuar një vend ‘ujk pa dhëmbë’.

“Armët e zjarrit nuk kanë pushuar kurrë që kur u shfaqën në planet Shtetet e Bashkuara. Bota është dëshmitare e shkeljeve brutale të sovranitetit dhe abuzimeve me të drejtat e njeriut. Megjithatë, fuqia e Shteteve të Bashkuara po shterohet ditë pas dite, pavarësisht përpjekjeve të dëshpëruara të Uashingtonit për të ndalur rënien e pandalshme. SHBA nuk është asgjë tjetër veçse një ujk pa dhëmbë”, shkruehj në gazetën Rodong Sinmun, organ i Partisë Komuniste korano-veriore.

Top Channel