Fleckenstein: Përfunduam misionin për marrëveshjen politike në Shqipëri

23/12/2014 00:00

Nëpërmjet postimeve në faqen e tij personale të Facebook-ut, eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein njofton se, së bashku me Eduard Kukan, e mbaruan misionin e tyre për marrëveshjen politike mes qeverisë dhe opozitës në Shqipëri.

Më tej, Knut ka postuar një foto me familjen dhe me mbishkrimin se puna për vitin 2014 mbaroi, duke i lënë kështu vendin pushimeve. Ai gjithashtu ka uruar miqtë e kolegët për festat, si dhe i ka falënderuar për bashkëpunimin.

Top Channel