Fleckenstein: Një ditë e madhe për Shqipërinë!

24/12/2014 00:00

Pas firmosjes së rezolutës mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe të opozitës ka reaguar në “Facebook” edhe eurodeputeti Knut Fleckenstein, i cili e ka vlerësuar firmosjen e marrëveshjes si tepër të rëndësishme.

“Sapo mora mesazhin, se edhe Partia Demokratike ka nënshkruar rezolutën e përbashkët që do ta kthejë nesër në parlament. Një ditë e madhe për Shqipërinë! Faleminderit të gjithëve që mundësuan më të mirën. Përpjekjet e mia dhe të Eduard Kukan nuk ishin të pavlefshme. Gëzuar Krishtlindjet të gjithë miqve shqiptarë”, përfundon eurodeputeti Knut Fleckenstein.

Top Channel