Ish-presidenti Bush përfundon sërish në spital

24/12/2014 00:00

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara George H.W. Bush është dërguar me urgjencë në spital pas problemeve me frymëmarrjen.

Edhe pse gjendja e tij duke se është përmirësuar, mjekët thonë se ai do të qëndrojë ende në spital për të qenë nën kontroll të vazhdueshëm nga stafi i spitalit “Metodist”, ku u dërgua me ambulancë gjatë mbrëmjes së të martës.

Ai ishte i shtruar në spital për herë të fundit në janarin e 2013 për rreth 7 javë, pasi një infeksioni bakterial.

Bush, presidenti i 41-të i  Shteteve të Bashkuara, dhe një republikan, mori detyrën në vitin 1989 dhe shërbeu për një mandat-4 vjeçar  në Shtëpinë e Bardhë. Ai është ati i presidentit të 43-të, George Ë. Bush.

Top Channel