Mesila Doda: Bojkoti të zhduket nga fjalori i politikanëve

24/12/2014 00:00

Deputetja demokrate, Mesila Doda më parë dha një deklaratë për mediat,
duke premtuar se qytetarët shqiptarë do të kenë një opozitë të fortë dhe
reale në Parlament.

Ajo mendon se Partia Demokratike duhet të ishte kthyer më herët në Kuvend dhe bojkoti duhet të zhduket në fjalorin politik. “Ne do të kthehemi në Kuvend për të mbrojtur dhunën dhe autoritarizmin që po ushtohet mbi qytetarët. Opozita duhet të ishte kthyer që në seancat e para, por fatmirësisht tashmë për këtë ka një rezolutë, e cila sqaron punën në Parlament.

Kjo është pozitive dhe duhet theksuar. Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për normalitet politik. Bojkoti duhet të zhduket nga fjalori i politikanëve. Do ketë një opozitë shumë të fortë dhe reale”, tha deputetja e PD-së.

Top Channel