Rriten arkëtimet në Kukës, Has e Tropojë

24/12/2014 00:00

Muaji dhjetor, në Kukës, Has e Tropojë ka shënuar një shifër rekord të
arkëtimit të faturave të energjisë elektrike tek konsumatorët familjarë,
privat dhe shtetëror ne qarkun e Kukesit.

Kjo është bërë e ditur gjatë një takimi të mbajtur në Prefekturën e Kukësit, ku grupi Taskë – Forcë ka theksuar domosdoshmërinë e vijimit të operacionit të OSHEE-së dhe Policisë, ndërkohë që shlyerja e faturave të energjisë për punonjësit e administratës duhet të mbyllet brënda këtij maji.

Vetëm gjatë tre javëve të kjëtij muaji, në arkën e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike janë arkëtuar më shumë se 112 milionë lekë të reja, ndërkohë që janë lidhur me OSHEE-në rreth 3010 akt-marrëveshje.

Sakaq, iu është shkëputur energjia elektrike, për shkak të mosshlyerjes së faturave rreth 1250 abonentëve, ndërkohë që janë arrestuar 3 punonjës të OSHEE-së dhe janë dërguar në Prokurori 4 persona dhe është arrestuar vetëm një abonent që ka kryer lidhje të paligjshme të energjisë.

Top Channel