Jahjaga nderon Kelmendin me Medalje

24/12/2014 00:00

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti këtë
të mërkurë në takim sportisten nga Kosova me famë botërore Majlinda
Kelmendi, të cilës i dha Medaljen Presidenciale të Meritave për
arritjet  e saj në sportin e xhudos.

Presidentja Jahjaga uroi Majlinda Kelmendi për të arritjet në skenën ndërkombëtare duke u shprehur se ajo përfaqëson krenarinë e vendit dhe është shembull inspirimi për gjeneratat e ardhshme. Presidentja Jahjaga theksoi se me anëtarësimin e Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar tashmë të rinjtë nga Kosova do të kenë mundësinë të përfaqësojnë denjësisht shtetin në skenën ndërkombëtare.

Presidentja Jahjaga theksoi se institucionet e vendit do të vazhdojnë të mbështesin sportistët të cilët me talentin e tyre e përfaqësojnë Kosovën në botë.

Top Channel