Elbasan, sekuestrohen tritol, një në pranga

24/12/2014 00:00

Në Elbasan është sekuestruar një sasi prej 81 kallëpesh tritoli gati për t’u shitur në tregun e zi.

Pas nje pune te sektorit te trafiqeve, u be e mundur realizimi i Operacionit “VILAN”, ne kete operacion u  kap dhe u arestua shtetasit Arianit Hasan Blloshmi, banues ne fshatin Sopot, komuna Stravaj te rrethit Librazhd, gjate operacionit eshte bere e mundur sekuestrimi i 81 kallepeve tritol e llojit TNT 250 gr secila dhe nje pushke model 56, te cilat ky person i kishte per t’i shitur.

Top Channel