Shkodër, një mjet përfshihet nga flakët

24/12/2014 00:00

Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e darkë të së martës në qëndër të qytetit të Shkodrës.

Automjeti në fjalë ka qënë  i parkuar në qendër të qytetit dhe në menyrë të papritur kur nuk ndodhej njeri brenda  automjeti ka nisur të marrë flakë.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë  mbërritur  zjarrfikset që kanë bërë të mundur izolimin e flakeve që rrezikonin të përfshinin dhe automjete të tjera aty  pranë.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një defekt në sisitemin elektrik. Po ashtu po hetohet  nëse kemi të bëjmë me ndonëj zjarrvenie të qëllimshme.

Top Channel