Adriana Lima, më e magjishme se kurrë

24/12/2014 00:00

Adriana Lima është shfaqur më e zjarrtë se kurrë më parë në një video për kalendarin e revistës “Love”, e veshur me rroba banje të zeza.

Supermodelja e “Victoria’s Secret” ka fiksuar momentet e saj më shkëlqyese përpara kamerës, mëngjesin e së mërkurës, në një video bardhezi të Daniel Jackson.

Duke shfaqur bukurinë e saj natyrale, në një klip me lëvizje të ngadalësuara, 33-vjeçarja duket shumë larg të qenit ëngjëllore, teksa fikson shikimin e saj të zjarrtë përpara kamerës.

Modelja braziliane shfaqet edhe duke “fshikulluar” flokët e saj të gjatë pas shpine, për të nxjerrë më në pah hijeshinë e saj. Edhe pse nënë e dy fëmijëve, ajo duket tepër në formë me rrobat e zeza të banjës.

Revista e modelingut ka publikuar nga një video çdo ditë, secila prej tyre duke shfaqur nga një yll të ndryshëm, ndërkohë që Adriana vjen pas atyre të Kendall dhe Kris Jenner, Daisy Lowe, Gigi Hadid, Linsay Lohan, Emily Ratajkowski, etj.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel