“Game Of Thrones”, Cersei marshon drejt kështjellës…

24/12/2014 00:00

Të apasionuarit pas serive fantazi të “Game of Thrones” do të mund të shohin tashmë disa skena të sezonit të pestë që pritet të shfaqet në vijim.

HBO ka publikuar një “trailer” përmbledhës mbi atë që do të shfaqet në 2015-n, që përfshin edhe skena nga kapitulli i radhës i “Game of Thrones”.
 
Cersei Lannister, e cila luhet nga aktorja Lena Headey, duket se përballet me një rrezik të madh prej Arya Stark, e cila shfaqet e vendosur për të vrarë të gjithë familjarët Lannister, pas ekzekutimit mizor me prerje koke të të atit të saj në fund të sezonit të parë.

Bjondja dhe simpatikja Cersei, njëkohësisht edhe tepër djallëzore, shfaqet e krekosur mbi muret e gurta të kështjellës së saj, si dhe e ruajtur mirë nga ushtarët e bindur dhe të armatosur.

E megjithatë, fytyra e saj ka pamjen e një të tmerruareje. Mendja e saj është e mbushur me kujtime të të birit, Mbretit Joffrey, i cili ka vdekur i helmuar, si dhe nusen e ve, Margaery Tyrell, duke përdorur dinakërinë e saj femërore për të marrë fronin mbretëror.

Arya, e portretizuar nga 17-vjeçarja Maisie Williams, mbërrin me varkë në Qytetin e Lirë të Braavos…

FOTO GALERI
1/5

Top Channel