Kristen Stewartit i rikthehet buzëqeshja…

24/12/2014 00:00

Kristen Stewart është fotografuar si rrallë herë e buzëqeshur, teksa ka shijuar një ditë pushimi me një mikeshën e saj këtë të martë.

Aktorja është kapur nga paparacët teksa bënte shopping në minutën e fundit për Krishtlindje, në “Barneys”, e është dukur tepër e lumtur teksa luante me shoqen e saj.

24-vjeçarja Kristen ka shfaqur bukurinë e saj natyrore, pa bërë aspak “make-up”, gjatë udhëtimit të saj të shkurtër në Los Angeles për blerjet në këtë periudhë festash.

Ylli i “Twilight” dhe brunja shoqëruese mbanin të dyja syze dielli, ndërkohë që udhëtonin së bashku me një mjet të zi.

Shfaqja e gëzueshme e Kristen vjen pasi ish-i dashuri i saj, Robert Pattinson, është parë të ofrojë disa pamje tepër joshëse me të dashurën e tij të re, gjatë javës së kaluar.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel