Krishtlindjet e para të bebeve

24/12/2014 00:00

Të veshur me aksesorët e Krishtlindjes, këta bebe janë përfshirë në atmosferën festive për herë të parë në jetën e tyre. Të veshur me të kuqe, të bardhë dhe të gjelbër, vogëlushët kanë pozuar për fotografen amerikane Adia Speer për një set fotografik të adhurueshëm.

35-vjeçarja thotë: “Bleva një aparat profesional kur lindi mbesa ime 5 vite më parë. Që nga ajo kohë, njerëzit më sjellin fëmijët e tyre që t’i fotografoja. Dua që Krishtlindjet e para të këtyre bebeve t’i bëj sa më speciale.”

Në foto shihen bebet me kapuç Krishtlindjesh, duke mbajtur me duart e vogla karrota ose duke u mbledhur nëpër kosha dhuratash.

Bebet në foto janë nga 1 deri në 10 muajsh.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel