Në fabrikën ku rripen gjarpërinjtë për çanta dore

24/12/2014 00:00

Më poshtë mund të shikoni vendin në të cilin shuhet uria e Perëndimit për çanta dore apo këpucë me lëkurë gjarpëri. Fotot vijnë nga një fabrikë në fshatin Kapetekan të Indonezisë, ku mijëra gjarpërinjve u hiqet lëkura dhe më pas i shitet fabrikave ku prodhohen çantat.

Mënyra si i merret lëkura një gjarpëri është kjo: fillimisht trulloset duke e goditur në kokë me pjesën ku mbahet hanxhari. Më pas, i futet në gojë një hinkë e vogël dhe gjarpri mbushet me ujë derisa fryhet si tollumbac. Lihet ashtu për rreth 10 minuta, me një litar që i lidhet në qafë që uji të mos dalë.

Kjo bëhet që të lirohet lëkura dhe të jetë më e lehtë për ta rrjepur me duar.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel