Keni menduar ndonjëherë se çfarë bëjnë superheronjtë kur nuk janë duke shpëtuar botën? Epo, mos e lodhni shumë trurin pasi fotografi Benoit Lapray e ka dhënë përgjigjen.

Me anë të një seti të veçantë fotografik, 33-vjeçari francez ka vënë Batmanin, Supermanin dhe shumë personazhe të tjerë të famshëm në vende të vetmuara, por të mrekullueshme. Ai e ka marrë frymëzimin nga Alpet franceze dhe vendosi që si asnjëherë më parë të fotografojë superheronjtë larg urbanizimit.

Ai ka veshur modelët me kostumet e Batman, Spider Man, Flash, Iron Man etj. dhe i ka vendosur në vende të ndryshme piktoreske rreth e rrotull Francës.

Ja rezultati:

FOTO GALERI
1/8

Top Channel