Biznesi: Politika të prodhojë zhvillim, jo kriza

24/12/2014 00:00

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kritikuar ashpër politikën shqiptare e
cila sipas kreut Nikolin Jaka po fut në ngërc ekonominë dhe
sipërmarrjen.

‘Është e patolerueshme që në një vend në zhvillim vëmendja përqendrohet tek kompromisi politik dhe mungesa e dëshirës për të bashkëpunuar se sa tek një plan a strategji e qartë për zhvilluar vendin duke mos hapur kriza të reja por industri, biznese, hotele”, tha Nikolin Jaka, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.
 
Jaka thotë se rritja e disa taksave si ajo e tatim-fitimit dhe dividenti që do të aplikohet vitin që vjen rëndojnë biznesin. Por për të thithur investime, në kushtet e një rajoni më shumë se konkurent nevojitet mbështetje konkrete për ata sektorë ku fitimi është i sigurtë si bujqësia apo turizmi.

“Në Serbi, taksë koorporate dhe divident shkon në 25 % në Shqipëri shkon në 30 %. Po nëse do ketë ofertë mund të zbutet ndikimi i sistemit të taksave”, tha Jaka.

Top Channel