Zhgënjehet nga meshkujt, martohet me dy maçokët e saj

24/12/2014 00:00

Pasi përfundimit keq të një lidhjeje 7-vjeçare me një mashkull, Barbarella Buchner, 48 vjeç hequr dorë nga njerëzit dhe vendos të martohet me dy maçokët e saj.

Maçokët vëllezër, Lugos dhe Spider, të cilët 48-vjeçarja i adoptoi nga një qendër strehimi e kafshëve, ishin ngushëllimi i saj më i madh pas përfundimit të romancës dhe Barbarella vendosi ta çojë në një tjetër nivel lidhjen me dy felinët e saj.

“Kuptova që asnjë qënie njerëzore nuk është në gjendje të më bëjë që të ndjehem aq mirë dhe e dashuruar sa maçokët e mi”, thotë ajo.

Për ta përjetësuar ‘martesën’ Barbarella ka bërë tatu inicialet e dy bashkëshortëve të saj, madje me ta kaloi edhe muajin e mjaltit në Lanzarote.

Deri diku martesa është njohuar nëpërmjet një çertifikate që lëshohet nga një faqje interneti që ndihmon njerëzit që dëshirojnë të martohen me kafshët e tyre shtëpiake.

48-vjeçarja pranon se ka marrë kritika nga familjarët dhe miqtë, por shprehet e vendosur dhe se ata thjeshtë duhet të pranojnë vendimin e marrë prej saj.

“Disa njerëz më quajnë bigamiste pse u martova me dy maçokët, por përse nuk duhej ta bëja s’e kuptoj?!”, shton ajo.

Barbarella planifikon të jetojë e lumtur e të plaket me dy bashkëshortët e vet në shtëpinë e saj në veri të Londrës.

Top Channel