Associated Press: Reali, klubi më i mirë i vitit 2014

24/12/2014 00:00

Real Madrid vazhdon të marrë vlerësime pas një viti të shkëlqyer 2014 që kulmoi me fitoren në Botërorin e Klubeve FIFA në Marok. Agjensia Associated Press e ka përzgjedhur si klubin më të mirë të vitit pas votimit të korrespondentëve të saj të futbollit të shpërndarë në të gjithë globin.

Skuadra spanjolle mori 137 pikë duke lënë pas Atletico Madrid me 81 dhe Bayern Munchen me 73.

Në vend të katërt Barcelona, ndërsa në vend të pestë Chelsea.

Dhjetëshen e klubeve më të mira sipas Associated Press e plotësojnë Manchester City, Olympique Marseille, Lyon, Napoli dhe Juventus.

Top Channel