Gazetari i BBC bëhet ‘dru’ nga tymi i drogës

24/12/2014 00:00

Per nje gazetaret e terrenit prania sa me afer vendngjarjes se nje lajmi eshte me rendesi jetike, sidomos kur behet fjale per korespondente ne zona te rrezikshme.

Quentin Sommerville, korespondenti i BBC per Lindjen e Mesme eshte nje i tille, i bere i famshem per mbulimin me profesionalizem te disa konflikteve ne rajon.

Por ne nje raportim, duke dashur te jete sa me prane vendit te ngjarjes, Quentin gaboi. Gazetari u zhvendos vetem pak metra larg nje mase te madhe heroine, kokaine dhe hashashi qe po digjej nga autoritetet, dhe ajri i thithur nuk permbante me vetem oksigjen.

Per pasoje, shpejt Quentin e pa veten nen efektin e lendeve narkotike dhe rezultati eshte nje raportim qesharak.

Top Channel