Panettiere dhe Klitschko prezantojnë vajzën e tyre

24/12/2014 00:00

Hayden Panettiere dhe Vladimir Klitschko kanë publikuar foton e parë të vajzës së tyre që ka lindur në 9 dhjetor.

Aktorja dhe boksieri shihen të buzëqeshur pranë vogëlushes me emrin Kaya Evdokia në foton që kampioni i peshave të rënda ka publikuar në Instagram.

Në deklarata për revistën ‘People’, Panettiere tha: “Ende po përpiqem të kuptoj ndryshimin që ka pësuar trupi im. Ndihem si një 80-vjeçare kur zbres shkallët dhe e di që disa gjëra nuk do të jenë më kurrë si më parë.”

FOTO GALERI
1/1

Top Channel